UBT

Berisha largohet nga futbolli australian, transferohet në Japoni

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Besart Berisha është larguar nga skuadra e deritashme Melbourne Victory. Sulmuesi nga Kosova këtë gjë e ka konfirmuar për faqen zyrtare të klubit australian.

Sipas asaj që ka shkruar faqja zyrtare e klubit, Berisha është larguar për të luajtur jashtë Australisë.

“Unë kam emocione shumë të përziera pasi kam pasur një kohë të mahnitshme në Melbourne dhe Australi”, tha Berisha.

“Ky largim është pak i trishtuar por në fund mendoj se është një vendim i duhur për të ardhmen time”.

“Dua t’i falënderoj të gjithë për përkrahjen, jo vetëm në kohë të mira, por edhe në momente të vështira. Ju jam mirënjohës gjithmonë”, u shpreh Berisha për faqen zyrtare të klubit.

Berisha iu bashkua Melbournes në vitin 2014 nga skuadra tjetër australiane Brisbane Roar.

Hidromorava

Në Brisbane, Berisha kishte qëndruar nga viti 2011 kur u largua nga futbolli evropian.

Berisha së bashku me familjen e tij duke festuar titullin e fundit të kampionit në Australi (Getty Images)

32-vjeçari është golashënuesi më i mirë në histori të kampionatit australian me 124 gola në 206 ndeshje të zhvilluara.

Berisha karrierën do ta vazhdoj në futbollin japonez tek skuadra Shanfrencce Hiroshima.

Kjo skuadër aktualisht mban kryesimin në futbollin japonez me 37 pikë të grumbulluara, nëntë më shumë se përcjellësi FC Tokyo.

Gjatë qëndrimit në futbollin australian, Berisha ka fituar katër herë titullin e kampionit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.