GRANDEMALL

Berisha kundër “Jugosllavisë së re”, do të dominohej nga serbët

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka folur sot për herë të parë për një projekt që është përfolur shumë muajve të fundit, atë që quhet Jugosllavia e Re.

Lexojeni deklarimin e plotë të Berishës të bërë në Facebook.

Te dashur miq, vitin e kaluar ne disa takime rajonale eshte diskutuar per krijimin e nje nisme te re qe perfshin 6 vendet e Ballkanit Perendimor; Shqiperine, Kosoven, Maqedonine, Serbine dhe Bosnje Hercegovinen. Kjo nisme eshte iniciuar nga Mali i Zi dhe mbeshtetur fuqimisht nga komisioneri Stefan Fule. Nisma ka institucionet e veta si Asamblene Parlamentare dhe ekzekutivin (sekretariatin) e vet etj etj dhe synon lehtesimin e integrimit europian te ketyre vendeve.

Hidromorava

Ne Beograd nisma eshte pritur me ngazellim dhe rendom ne qarqe politike, media, shoqeri civile flitet me nostalgji nga neo-jugosllavet per krijimin e Jugosllavise se re. Nuk me duket se eshte rasti per nje Jugosllavi te re por ne te vertet te gjitha rruget e nismes te çojne ne Beograd. Ne, para zgjedhjeve, dhe Kosova, e kemi kundershtuar kete nisme e cila de fakto ka per kryeqender te saj Beogradin dhe perjashton Kroacine dhe Sllovenine. Nisma mendoj do te zgjonte demonet e nacionalizmave. Mirepo ajo eshte pelqyer nga vendet e tjera, te cilat per arsye te ndryshme duan te ndjehen me afer “Little big brother-it” te tyre. Pas zgjedhjeve, “kodi i heshtjes” ka mbuluar qendrimin e qeverise shqiptare si per çeshtje te tjera edhe per kete çeshtje.

Problemi behet shqetesues sepse pas anullimit te papritur, mbasi ishte nisur, te vizites se Rames nga Beogradi, burime diplomatike njoftojne se nisma do jete ne axhenden e diskutimeve Rama – Daçiç ne shkurt, ne Beograd. Gadishulli yne mund te stabilizohet vetem si rajon i shteteve te barabarta dhe jo nepermjet dominances serbe, e cila eshte provuar tashme si nje nga eksperimentet me tragjike per vendet e e tij. Vendet tona kane nevoje te kene si kryeqytet te dyte Brukselin dhe jo Beogradin. Nisma e Ballkanit Perendimor 6 eshte thjesht nonstarter. sb

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.