Fundamenti

Berisha kthehet ndaj Adelaides

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Lajme të mira për skuadrën australiane të Brisbane Roars. Sulmuesi kryesor i kësaj skuadre, Besart Berisha, do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës që ky ekip e zhvillon ndaj Adelaide United.

Kosovari duket se e ka kaluar plotësisht lëndimin që e la atë jashtë fushave për dy javë, ndaj pritet të luaj nga minuta e parë kundër Adelaides.

Uji Dea

Të kujtojmë që Birsbane renditet në pozitën e parë në elitën e futbollit australian me 30 pikë, shtatë më shumë se Wanderers që është i dyti.

Kundërshtari i skuadrës së Berishës, Adelaide Utd, është në vendin e tetë.