UBT

Berisha kthehet me gol

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

U kthye nga dëmtimi dhe u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë, por kjo nuk i pengoi Besart Berishës që të shënojë golin e radhës për skuadrën e tij, Brisbane Roar. Sulmuesi kosovar i ka thënë ‘lamtumirë’ lëndimit në mënyrën më të mirë, pasi që në ndeshjen e pas rikthimit shënoi gol, i cili megjithatë nuk e ndihmoi skuadrën e tij për t’i shpëtuar humbjes.

Në fakt, Berisha u inkuadrua në lojë në minutën e 56-të, pranë rezultatit 1:0 për skuadrën mysafire, Adelaide United. Në minutën e 80-të, Berisha shënoi nga afërsia me këmbën e majtë për ta barazuar rezultatin në 1:1.

Skuadra e Berishës shpeshtoi aksionet në drejtim të portës mysafire, por këta të fundit shënuan në minutën e parë shtesë përmes Elseyt për ta siguruar fitoren. Paraprakisht, golin e parë për Adelaiden e shënoi Neumann.

UBT

Berisha, i cili edhe këtë vit synon të bëhet golashënuesi më i mirë i elitës së futbollit australian, me këtë realizim ka arritur në shifrën e gjashtë golave këtë sezon. Në anën tjetër, përkundër kësaj humbje Birsbane Roar nuk ka shënuar ndonjë ulje në klasifikim.

Kjo skuadër radhitet në pozitën e parë në tabelë me 30 pikë të tubuara, katër më shumë se WS Wanderers, e cila është e dyta. Birsbane, e cila ka treguar formë të luhatshme në pesë xhirot e fundit, ku ka shënuar tri fitore dhe ka pësuar dy humbje, javën e ardhshme luan kundër Perth Gloryt.