United Hospital

Berisha: Kryeshefi u largua për arsye personale

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Pretendimet publike në medie se kryeshefi ekzekutiv i Telekomit, Gent Begolli, ka dhënë dorëheqje për shkak të trysnisë për mosvazhdimin e kontratës së “Z-Mobile”-it i kanë mohuar përfaqësuesit e Telekomit të Kosovës. Sipas arsyetimit të tyre, largimi i Begollit nga ndërmarrja ka ndodhur për shkaqe personale dhe shëndetësore, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ndërmarrja publike Telekomi i Kosovës (TK) dikur ishte ndër më përfitueset në vend.

Por aktualisht, përveç krizës financiare e cila po e përcjell aktualisht Telekomin e Kosovës (TK), kompania ka mbetur pa “zot shtëpie”.

Kryeshefi i deritanishëm Gent Begolli të mërkurën u largua nga pozita që i mjaftoi vetëm 5 muaj. Begolli nuk pranon të deklarohet për arsyet e dorëheqjes së tij.

ARKATANA

LEXO EDHE: Raporte jo të sakta për pacientët nga aparatet e prishura të tomografisë

Gazeta “Zëri” ka kontaktuar me ish-kryeshefin e Telekomit, i cili ka thënë se është në mbledhje dhe më pastaj ka qenë i paqasshëm në lidhjet telefonike.

Por kryesuesja e Bordit të Telekomit, Besa Shatri-Berisha, ka sqaruar në detaje arsyet e largimit të Begollit nga ndërmarrja.

Përmes telefonit ajo ka mohuar deklarimet se ish-kryeshefi i Telekomit ka dhënë dorëheqje nën trysninë e ushtruar ndaj tij.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.