Berisha krenar: Çdo ditë më shtohen një mijë fansa në “Facebook”

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Kryeministri në largim, Sali Berisha, shprehet krenar se faqes së tij në Facebook, i shtohen një mijë fansa në ditë.

“Më 10 gusht ne u bëmë 600 mijë miq, sot jemi 616 mijë, pra jemi rritur mbi një mijë likes në ditë. Ndërkohë që rritja më e madhe ditore sipas Facebook Pages Statistics & Number of Fans, është me 20 mijë likes. Por kjo e një personaliteti të një kombi 200 herë më të madh se sa kombi ynë. Pra në proporcion rritja jonë ditore në likes është 10 herë më e madhe se sa rritja e parë ditore numerike në likes në FB”, shkruan Berisha.

UBT

Të paktën do merret me fansat e tij në Facebook pas shtatorit, kur do të jetë një deputet i thjeshtë./Tema/