RCCOLA

Berisha krah për krah me Lorikun dhe Anxhelën

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ndarja e çmimeve të fituesve në konkursin “Tirana Teens” në art dhe sport ka mbledhur në një nga pub-et e Tiranës kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha dhe disa nga figurat më të njohura të botës së muzikës, artit dhe sportit shqiptarë.

Në mesin e të pranishmëve ishin edhe fotografi Fadil Berisha, modelja Anxhela Martini, kapiteni i kombëtares shqiptare Lorik Cana, balerini i njohur Gerdi Vaso e të tjerë.

Eco Higjiena

“Emocionet dhe adrenalina kulmuan ne çastet kur personalitete të shquara të arteve e sporteve u dorëzuan çmimet dhe titujt fitimtareve”, ka shkruar në faqen zyrtare në Facebook kryeministri Berisha.