Fundamenti

Berisha: Kjo Shqipëri aktuale më e talentuar se ajo që shkoi në Euro 2016

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Pas ndeshjes ka folur portieri Etrit Berisha, i cili u shpreh se Shqipëria ka një frymë pozitive dhe se kanë mësuar shumë nga problemet në vitet e fundit.

Ai ka thënë se ky grup aktual ka më shumë talent se sa grupi që e dërgoi Shqipërinë në Evropian para shtatë vitesh.

“Grupi është i mirë dhe çunat e trajneri po bëjmë një punë shumë të mirë. Kemi mësuar edhe nga vitet e kaluar, sidomos dy vitet e fundit. Kemi qenë në një pikë jo të mirë, kemi pasur objektiv për të formuar një grup të fortë. Kemi më shumë kualitet se herën e kaluar dhe duke u bërë grup mund të bëhemi më të fortë”.

Kalimi te Empoli – “Ndeshja e parë me Empolin ishte e vështirë sepse isha jashtë skuadre, por kam dhënë maksimumin në stërvitje sepse prisja që gjërat mund të ndryshonin. Mendojmë për ndeshjen e radhës pasi me këtë ndeshje jemi të kënaqur”.

Uji Dea

Atmosfera në dhomat e zhveshjes – “Ishim pak të lodhur, por edhe të kënaqur me paraqitjen. Rruga është e gjatë kemi më pak se 48 orë për ndeshjen e radhës, duhet të konsolidojmë forcat dhe do të jetë një betejë për kualifikimin, duhej një ndeshje e tillë si kjo e sotshmja, kishim përballë një ekip të fortë fizikisht, por bëmë të gjitha ato që përgatitëm”.

Kush qëndron jashtë Polonia apo Çekia? – “Nuk më intereson fare, shpresoj të jemi ne që kualifikohemi. Duhet të paraqitemi mirë dhe shpresoj të fitojmë ndeshjen e radhës”.

Goli i çekëve, i pambuluar lojtari që shënoi? – “Kur luajmë para jemi shumë mirë dhe kemi kualitet, u surprizova sepse ishte edhe fillimi i pjesës së dytë. Duhet korrigjuar dhe të mos e përsërisim në ndeshjen e radhës”, u shpreh Berisha. /SS/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.