United Hospital

Berisha kërcënon Juventusin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Njëri nga protagonistët e fitores kundër Empolit, padyshim se ishte Etrit Berisha, pas fitores me rezultat 4:0.Berisha ka shprehur përshtypjet e tij për paraqitjen dhe suksesin e skuadrës.“Jam i lumtur që luajta dhe për ndihmën që dhashë”.

I pyetur se cila parad i pëlqeu më së shumti ai tha: “Ndoshta një e Hamsikut në Napoli, edhe pse gjyqtari nuk e pa, sepse duhej dhënë korne për ta”, potencoi Berisha.

Lazio të mërkurën u kualifikua në finale, të Kupës së Italisë ku takohet me Juventusin. Por, së pari, skuadra e tij sfidon ‘Zonjën e Vjetër’, në kuadër të Series A, sfidë kjo që zhvillohet të shtunën në Torino.

FIDANISHTJA

Ish-portieri i 2 Korrikut e Kalmarit, ka disa fjalë për Juventusin. “Tani po mendojmë për ndeshjen e radhës kundër Junventusit, për të luajtur ashtu siç bëjmë gjithmonë, dhe të sjellim në shtëpi tri pikë”, deklaroi Berisha.

Ai foli edhe për trajnerin e portierëve të Lazios, Adalberto Grigioni. “Me të bëjmë një punë internsive. Të ruash mirë portën, është një gjë shumë e mirë për ne, sepse mund të bëjmë dallimin në fushë, dhe kjo është çfarë mund të bëjë një portier. Jam duke stërvitur shumë për të bërë më të mirën”, u shpreh 26-vjeçari.

Portieri i Kombëtares shqiptare në dy ndeshjet e fundit, përfshirë dhe atë të Kupës së Italisë ndaj Napolit, nuk ka pësuar gol.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.