Fundamenti

Berisha ka besim: Jemi gati për Evropian, do t’ia dalim

/ 3 minuta lexim
HW

Etrit Berisha ka folur në një konferencë për shtyp rreth situatës tek kuqezinjtë dhe me ekipin e tij Lazion.

Gardiani i përfaqësueses sonë u shpreh optimist për ecurinë e Kombëtares nën “komandën” e De Biasit në “Euro 2016”, shkruan Panorama Sport.

Ndërkohë ka folur dhe për dy miqësoret që do të luajnë me 26 dhe 29 mars ndaj Austrisë dhe Luksemburgut.

Kombëtarja

“Ne po stërvitemi mirë dhe po përgatitemi intesivisht për dy ndeshjet miqësore me Austrinë dhe Luksemburgun. Janë dy ndeshje, ku do të mësojmë gjëndjen në të cilën ndodhemi, të cilat duhet ti luajmë shumë mirë. Nuk kemi shumë kohë në dispozicion dhe shumë ndeshje për të konsoliduar skuadrën përpara europianit, prandaj duhet t’i shfrytëzojmë për gjithçka këto dy ndeshje. Personalisht mendoj se janë shumë të rëndësishme, sepse do të na shërbejnë shumë për tu përmirësuar edhe më tepër”.

Uji Dea

Lazio

“Roli i portierit është një ndër rolet më të vështirë në këtë këndvështrim, sepse portierët nuk ndërrohen si lojtarët, ndërrohen shumë rrallë. Kjo e komplikon situatën. Unë mendoj se nuk kam luajtur pak tek Lacio, kam luajtur rreth 20 ndeshje. Rreth 10 ndeshje me ekipin kombëtar dhe nuk janë pak. Por, sa i përketë vazhdimësisë në aktivizim, kjo i përket vetëm trajnerit. Ne jemi të detyruar të rrespektokmë mendimin e tij. Unë jam përpjekur të jap maksimumin tim si në stërvitje ashtu edhe në ndeshje dhe do vazhdoj të bëj këtë gjë edhe në vazhdim. Mendoj se kam eksperiencën e duhur dhe do jem në formë 100% për ekipin Kombëtar.

Evropiani

“Të jeni të sigurt që jemi më të karikuar tani, sepse ne nuk duam të ndalemi këtu. Aktualisht i gjithë grupi është mjaftë i karikuar dhe sikurse theksova po punon me ritme shumë të mira, pasi duam të bëjmë paraqitje të mira gjatë Europianit. Ne jemi shumë të bashkuar me njëri-tjetrin dhe konsiderohemi vëllezër. Kemi besim tek njëri-tjetri dhe mendojmë se do përformojmë shumë mirë në Francë. Nuk do të jetë e lehtë, sepse përballë do të kemi ekipe shumë të forta dhe pretendente, por ne do japim maksimumin për të arritur objektivin tonë, që është kalimi i grupit”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.