Fundamenti

Berisha: Jam i gatshëm/Kemi grup të vështirë por mund të jemi surpriza!

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Futbollisti, Bernard Berisha mendon se Kosova do të jetë befasia e fazës së grupeve në ndeshjet para-kualifikuese për Botërorin “Katari 2022”.

Në një intervistë për IndeksOnline, lojtari i Akhmat ndjehet i gatshëm për të dhënë kontribute në ndeshjet e muajit mars [ndaj Suedisë dhe ndaj Spanjës]!

“Unë gjithmonë jam i gatshëm që të jap më të mirën për vendin tim. Edhe pse kemi një grup të vështirë, mendoj se Kosova ka lojtarë cilësor dhe vetëm të bashkuar mund të jemi surpriza”, ka thënë Berisha për IndeksOnline.

Berisha është duke kaluar në formë të mirë me ekipin rus. Përmes kësaj interviste, lojtari kosovar tregon synimet e klubit të Akhmat këtë sezon.

Mobi Casa

“Po unë jam duke kaluar në një formë shumë të mirë dhe pas fazës përgatitore në Turqi. Ne jemi në garë për kupë, ku arritëm ta mposhtim Rostovin. Kurse, synimet tona janë pozita e 5/6 në ligë dhe po ashtu të shkojmë sa më lartë në kupë”, tha tutje futbollisti kosovar.

Në ekipin e Akhmat dikur luanin tre lojtarë shqiptarë, përfshi Bernard Berishën, Odise Roshin dhe Bekim Balaj – këta dy të fundit janë larguar nga Premierliga ruse. Balaj luan në Austri, kurse Roshi në Hungari.

Sa problem është ky për Berishën, tregon futbollisti: “Po dihet se tash jam vetëm këtu. Për mua është shumë e vështirë sepse me të vërtetë jam mësuar që të ndaj një kohë me Bekim Balaj dhe Odise Roshin, të dyve i uroj suksese të mëdha”, përfundoi anësori i Kombëtares së Kosovës.

Bernard Berisha ka kontratë me ekipin e Akhmat deri në vitin 2022. Vlera e tij në ‘Transfermarkt’ shkon deri në 2.5 milionë euro./IndeksOnline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.