Mobi Casa

Berisha ia nis për mrekulli

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Sulmuesi prishtinas e ka nisur me gol dhe me asist edicionin e ri. Besart Berisha ka filluar me një gol nga penalltia dhe një asistim stinorin e tij të ri në A-League të Australisë me fanellën e ekipit të Melbourne Victory, që është edhe debutimi i tij për ekipin e ri në ndeshje kampionale. Fitorja me rezultatin 4:1 ndaj West Sydney Wanderers kishte peshën e një derbi prishtinas në “fund të botës”, pasi që në radhët e ekipit të Wanderers me shumë sukses po paraqitet prej kohësh edhe sulmuesi tjetër prishtinas, Labinot Haliti.

Uji Dea

Berisha luajti gjatë tërë ndeshjes, ndërsa shënoi golin e dytë të ekipit nga pika e bardhë në minutën 19 dhe asistoi në golin e katërt të realizuar nga Thompson. Sulmuesi biond kaloi muaj më parë te Victory pas viteve të suksesshme te Brisbane Roar./Arena/