Berisha, i vendosur të shënojë ndaj ish skuadrës

Besart Berisha nuk është i sigurt se si do të reagojë nëse shënon ndaj ish skuadrës së tij, Brisbane Roar, në duelin që do ta zhvillojë nesër mbrëma.
Sulmuesi kosovar prin në listën e golashënuesve të A-League me pesë gola nga gjashtë ndeshje, që prej momentit kur lëvizi tek Melbourne Victory.
Ai është i sigurt vetëm për një gjë, në ndeshjen kundër skuadrës të cilën e ndihmoi të shpallej kampione e Australisë dy herë.
“Nëse shënoj, do të ishte mirë. Kjo është gjëja e parë, por do të shoh nëse do të festoj, varet gjithçka”, theksoi Berisha.
“Mendoj se ne kemi shumë mbështetës këtu, kështu që nuk mendoj se do të jem në gjendje të dëgjoj nëse dikush do më ofendojë apo kontestojë. Kam respekt të madh për klubin, për tifozët. Mirëpo, në futboll është gjithmonë kështu: nëse e lëndon ekipin tjetër, gjithmonë të fyejnë ose të kontestojnë”, vazhdoi përfaqësuesi shqiptar.