Fundamenti

Berisha i lënduar për Kosovën, plotësisht i gatshëm për Norvegjinë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Valon Berisha nuk iu përgjigj pozitivisht ftesës së Përfaqësueses së Kosovës për sfidën ndaj Senegalit, duke u deklaruar i gatshëm. Megjithatë, vetëm dy ditë më vonë, ai luajti për Norvegjinë në humbjen nga Franca.

A ishte i lënduar Valon Berisha, apo jo? Futbollisti i Red Bull Salzburgut, nuk u bashkua me Përfaqësuesen e Kosovës për sfidat ndaj Turqisë (21 maj) e Senegalit (25 maj), nën arsyetimin se ishte i lënduar.

Megjithatë, Valoni iu deshtë një kohë jashtëzakonisht e shkurtër për t’u kuruar.

Fundamenti

Ish-anëtari i Vikingut më 27 maj luajti me Përfaqësuesen e Norvegjisë në sfidën kundër Francës.

Ai u inkuadrua në lojë në 30 minutat e fundit, duke zëvendësuar Elyounoussin. Franca e fitoi këtë takim 4:0.

Valoni ishte vetëm një nga lojtarët e ftuar nga përzgjedhësi Albert Bunjakut, mirëpo nuk iu përgjigj ftesë pozitivisht, duke u arsyetuar me një lëndim.