Berisha hero, shënon në minutën e fundit dhe i sjell fitoren Melbournes
Besart Berisha ka arritur të jetë edhe njëherë vendimtar për skuadrën e tij Melbourne Victory.Sulmuesi shqiptar ka qenë protagonist në derbin e qytetit ndaj Melbourne City, ku Victory shënoi fitore me rezultat 3-2.
Vendasit ishin duke udhëhequr me rezultat 2-0, por mysafirët barazuan me dy gola të shpejtë dhe ndeshja po shkonte drejt barazimit.
Në minutën e fundit të ndeshjes doli në skenë Besart Berisha i cili realizoi golin e fitores duke u bërë hero i këtij derbi të madh australian.
Pas dy javëve të para në A-League, Melbourne Victory ndodhet në pozitën e parë me katër pikë të grumbulluara. /Telegrafi/


