Eko Higjiena

Berisha hero për Salzburgun, dy asistime në fitoren e ngushtë të kampionëve austriak

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në minutën e 95-të, Berisha ekzekutoi për mrekulli një gjuajtje të lirë dhe gjeti kokën e Andre Ramalhos i cili shënoi për 2-1.

Kampioni aktual i Austrisë, Red Bull Salzburg është munduar shumë për të marrë tri pikët e para në edicionin pranveror në Bundesligën austriake.

Salzburg ishte nikoqir i skuadrës Admira dhe mezi arriti ta mposhtë me rezultat 2-1.

Të parët kaluan vendasit në epërsi kur në minutën e 37-të, Valon Berisha asistoi për mrekulli tek Dabbur i cili shënoi për 1-0.

Mysafirët barazuan rezultat në 1-1 ende pa u mbyllur pjesa e parë nëpërmjet Grozurek.

ARKATANA

Salzburgu tentoi në vazhdim të ndeshjes për të gjetur golin e epërsisë por e kishte tejet të vështirë pasi mysafirët mbroheshin me gjithë ekipin.

Në minutën e 95-të, Berisha ekzekutoi për mrekulli një gjuajtje të lirë dhe gjeti kokën e Andre Ramalhos i cili shënoi për 2-1.

24-vjeçari ka shënuar dy gola këtë edicion me Salzburgun ndërsa ka bërë tetë asistime në Bundesligën austriake.

Pas kësaj fitore, Salzburgu është ngritur në pozitën e parë në Bundesliga me 46 pikë të tubuara, dy më shumë se Sturm Gratz. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.