HW

Berisha hedh akuza të rënda për takimin e Ramës me Vuçiqin në Samitin e Ohrit

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Ish- kryeministri Sali Berisha, ka komentuar “Shengenin Ballkanik” dhe Samitin rajonal të Ohrit, ku po merr pjesë kryeministri Edi Rama, homologu i tij i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, e presidenti serb Aleksandër Vuçiq.

Përmes një shkrimi në Facebook, Berisha ka thënë se ky takim është një sukses për Vuçiq, i cili me ndihmën e Ramës po kërkon të krijojë Serbinë e Madhe.

Berisha citon burime të tij diplomatike që e informojnë se në takimin e Nishit, Vuçiq kishte rënë dakord me Ramën për përjashtimin e Kosovës.

Postimi i plotë

Takimi i Ohrit, sukses i serbomadhit Vuçiçit ne krijimin e Jugosllavise se Re me ndihmen e Zografit Bis!

ARKATANA

Miq, me paktin e Nishit, ne nje akt perçares antikombetar Zografi Bis perseriti pike per pike paktin Tito – Enver te bashkimit doganor ne kuadrin e shnderrimit te Shqiperise ne republike te 7-te te Jugosllavise.

Burime shume te sigurta diplomatike kane informuar se serbomadhi Vuçiç ne Nish kishte rene dakord me Zografin Bis per perjashtimin e Kosoves nga Pakti i Nishit dhe lobimin nga Beogradi prane Elize-se per çbllokimin nga Franca te hapjes se negociatave per Shqiperine.

Mirepo ajo qe mbetet e qarte si kristali eshte se edhe takimin e Ohrit, Vuçiç e perdori per te paraqitur veten si udheheqes i rajonit dhe Zografin Bis dhe Zaevin si vasal te tij, te cilet de fakto por edhe de juro mbeshtesin krijimin e Jugosllavise se Re.

Denoj me ashpersine me te madhe politiken dhe qendrimin antikombetar te Zografit bis shnderruar tashme ne vegel te hapur te serbomadhit Vuçiç si dhe takimet perçarese trilaterale ne funksion te krijimit te Jugosllavise se Re. sb

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.