Fundamenti

Berisha: Gjykata Speciale nuk mund të zbeh kurrë veprën e pavdekshme të UÇK-së

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka përshëndetur vendimin e sotëm të Kuvendit të Kosovës për Gjykatën Speciale.Këtë votim, Berisha e ka quajtur votim në interes të Kosovës.

“Ky ishte një akt kurajoz, burrëror, i përgjegjshëm, me të cilin mazhoranca e Parlamentit të Kosovës ju përgjigjet ligjit ndërkombëtar, detyrimeve ndërkombëtare të Kosovës së lirë dhe të pavarur, në përputhje me interesin e saj”, ka thënë ndër të tjera Berisha, raporton Koha.net.

Sipas tij, ky është mesazhi më i mirë që autoritetet e Kosovës i dërguan SHBA-ve dhe aleatëve e miqve të Kosovës në BE dhe në botë.

Eco Higjiena

“Këto ndryshime kushtetuese dhe ngritja e Gjykatës Speciale nuk mund të zbehin kurrë veprën e pavdekshme të UÇK-së, djemve dhe vajzave të lirisë, komandantëve legjendarë të saj, që me guximin, vetëmohimin, heroizmin, sakrificën, gjakun e tyre shkruan kapitullin më të ndritur të historisë tonë kombëtare që nga luftërat e Skënderbeut gjer sot”, ka theksuar Berisha.

Sot Kuvendi i Kosovës, me 82 vota pro, 1 kundër dhe 5 abstenime, votoi pro amendamenteve kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.