Mobi Casa

Berisha: Futbolli luhet për tifozët, fitojmë dhe vazhdojmë të ëndërrojmë

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Kapiteni i Shqipërisë, Etrit Berisha doli në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Hungarisë në “Puscas Arena”, ku deklaroi se skuadra është e përqendruar të bëjë sa më mirë e të marrë tre pikët ndaj vendasve, për të mbajtur gjallë ëndrrën e Botërorit.

Ndeshja pa tifozë – Kemi luajtur gati dy vite pa tifozë dhe ishte trishtim të luhet pa tifozë dhe tani që u kthyem sërish do të luajmë pa tifozë. Unë mendoj që futbolli në fund të fundit është për tifozët dhe edhe një fitore po të jenë tifozët, është shumë e madhe. Edhe ne kënaqemi më shumë po të jenë tifozët. Por jemi shumë të përqëndruar në ndeshjen e nesërme dhe nuk mendojmë shumë në këtë aspekt, por mendojmë të bëjmë lojën dhe të marrim fitoren.

Mobi Casa

E vazhdojmë aty ku e kemi lënë? – Mendoj që këto ndeshje që kemi bërë na kanë ndihmuar shumë dhe të shikojmë edhe nivelin e kundërshtarit. Jemi shumë të sigurt që mund të bëjmë gjëra të mëdha dhe e kemi dëshmuar dhe kjo fitore me Hungarinë na ka ndihmuar shumë dhe na ka dhënë edhe më shumë vetëbesim për të vazhduar ëndrrën tonë. Unë shpresoj që nesër të marrim edhe një fitore të radhës që do të jetë diçka edhe më e madhe dhe shumë më shumë i afrohemi ëndrrës sonë dhe më pas edhe ndeshja ndaj Polonisë do jetë më e lehtë për ne.

Pikat e forta të Hungarisë dhe ҫ’farë prisni nesër? Edhe më herët e kam thënë që Hungaria ka lojtarët shumë cilësorë por arma e tyre më e fortë është grupi. Nuk kanë yje që spikasin por si skuadër, si grup, kanë bërë gjëra të mira. Nesër do të jetë një ndeshje e vështirë për të dyja skuadrat. Ne kemi fituar në ndeshjen e parë dhe do të nisemi nga ajo edhe këtë rradhë. Në Elbasan bëmë një ndeshje të mirë në mbrojtje ashtu si dhe në sulm ku krijuam shumë raste, kështu që shpresoj të vazhdojmë me atë ritëm dhe ta fitojmë ndeshjen.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.