UBT

Berisha flet për mediat në Francë: Pas luftës, u ktheva në Kosovë për ta rindërtuar shtëpinë e familjes

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Valon Berisha, futbollisti i Kombëtares së Kosovës ka folur sot për mediat në Francë, ‘sofoot’.

Kosovari e nisi me një super deklaratë: “Pas luftës, u ktheva në Kosovë për ta rindërtuar shtëpinë e familjes”.

Për të vazhduar duke folur edhe për skuadrën e Reims, shkruan IndeksOnline.

“Po ndjehem si në shtëpinë time. Më duhej pak kohë gjatë ndeshjeve të para për t’i njohur shokët e skuadrës. Mendoj se skuadra në këto ndeshjet e fundit ka rritur potencialin.”, ka thënë Berisha.

Kosovari gjatë intervistës tregoi edhe për arsyen pse zgjodhi klubin francez.

FITORJA

“Zgjodha këtë projekt sepse menjëherë ndjeva se do të kisha një rëndësi të veçantë brenda saj. Projekti im ishte edhe të merrem me lojtarët e rinj. Më ka pëlqyer kjo, e kam bërë edhe te RB Salzburg. Me pëlqen të jem një udhëheqës, prandaj zgjodha këtë projekt”, vazhdoi kosovari.

Valon Berisha tregon edhe historinë e tij si një fëmijë. Si kaloi ai në Norvegji? Tregoi lojtari:

“Nuk ishte e lehtë. Por, ata [Norvegjia] bëjnë shumë për të integruar të huajt në shoqërinë e tyre. Unë jam shqiptar, ata janë norvegjez. Nëse bëja diçka mirë, isha norvegjez. Nëse isha i përfshirë në një përleshje, isha një shqiptar”, shtoi lojtari i Reims.

Cilat janë kujtimet tuaja më të hershme të kulturës kosovare?

“Ushqimi. Në shtëpinë tonë ne ushqehemi në mënyrë tradicionale, si pasul me mish. Babai im gjithmonë thoshte: “Nëse e hani këtë, do të bëheni të mëdhenj dhe të fortë”./IndeksOnline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.