United Hospital

Berisha flet pas debutimit në Serie A me Torinon: I lumtur që jam pjesë e kësaj skuadre

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Etrit Berisha ka debutuar në Serie A me fanellën e Torinos.

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë ka qëndruar në fushë për gjatë 90 minutave në barazimin e Torinos në udhëtim te Bologna.

Paraqitja e Berishës është vlerësuar lartë në mediat italiane, me portierin prishtinas që mbajti portën e paprekur.

32-vjeçari bëri disa pritje fantastike duke i treguar edhe trajnerit kroat Juric se meriton fanellën e titullarit.

Mobi Casa

“Bëmë ndeshje që duhej ta bënim, po që fatkeqësisht nuk arritëm të shënonim gol. Në fund duhet të pranojmë pikën e fituar dhe të shohim përpara, ka akoma edhe shumë ndeshje për tu zhvilluar”, tha Berisha.

Ai foli edhe për paraqitjen e tij duke thënë se është i lumtur që është pjesë e Torinos.

“Jemi 25 futbollistë që luftojmë gjithmonë, në fushë u mundova që ta ndihmoj skuadrën dhe të jem gati. Jam i lumtur që jam pjesë e kësaj skuadre”, u shpreh portieri prishtinas. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.