UBT

Berisha: Edi Rama nuk kurseu Rugovën as të vdekur, lexoi fjalimin e Rexhep Qosiqit

/ 3 minuta lexim
HW

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në emisionin Pressing ka folur për raportet e tij me Presidentin Ibrahim Rugova.

Ai ka thënë se Edi Rama nuk e ka kursyer Rugovën as për së vdekur, dhe në Kuvendin e Kosovës për përvjetorin e Pavarësisë shtyu deputetët e LDK’së të lënë seancën solemne.

“Ai nuk kurseu as Ibrahim Rugovën, cka shtyu deputetët e LDK’së që të lëjnë parlamentin, pasi lexoi fjalimin e Rexhep Qosiqit”, ka thënë Berisha.

Tutje ai thotë se asnjëherë s’ka pasur raporte të këqija me Rugovë, dhe dallimi i vetëm i tyre ka qenë se Berisha thotë se ka përkrahur më shumë radikalizimin e shqiptarëve kundër Serbisë.

“Kam qenë në 96 për radikalizim dhe këtë nuk e mohoj asnjëherë”, ka thënë ish-kryeministri i Shqipërisë. /Express/

Sali Berisha: Kam pasur takim 2 orësh me Adem Jasharin, nuk u arrestua kurrë në Shqipëri

Ish-kryeministri dhe ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, ka folur në emisionin Pressing rreth raporteve të tij me komandantin Adem Jashari, dhe akuzat e Presidentin Hashim Thaçi, se gjatë luftës pushteti i Berishës e kishte arrestuar komandantin.

Berisha thotë se ka takuar në një takim rreth dy orësh Adem Jasharin dhe përfaqësuesit e tjerë nga Kosova në fillim të viteve të ’90-ta.

“Kam fotografi me Adem Jasharin. I kam pritur dhe jam takuar me ta për më shumë se dy orë në fillimin e viteve 90-ta. Në fund ata janë ndarë të kënaqur sepse unë e përkraha luftën” , ka thënë Berisha.

Ai mohon se është arrestuar ndonjëherë Adem Jashari.

Uji Dea

“Adem Jashari nuk është arrestuar kurrë. Një njëri është arrestuar gabimisht dhe është lëshuar. Ai është Zahir Pajaziti. Është kapur aksidentalisht rojet në Has. E kanë kapur me armë. Më kanë njoftuar dhe menjëherë është liruar”, është shprehur ai. /Express/

Sali Berisha shpalos detaje nga bisedat e tij me Adem Demaçin

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në intervistë për emisionin ‘Pressing’ të televizionit T7, tha se ai i ka kërkuar personalisht Adem Demaçit që të shkojë në Rambuje, por ai vetë kishte refuzuar, e kishte shkuar në Slloveni.

“E pyeta se kush të ka zgjedhur ty? Me tha shtabi. Kështu i thash në rregull, do të shkosh në Rambuje, për shkak se ke vuajtur 28 vjet burg sepse ka rëndësi të madhe që të shkosh ti. Jo më tha, nuk pranoj, do shkoj në Slloveni se edhe kam probleme shëndetësore” deklaroi Berisha.

Berisha shtoi se që nga ajo kohë, më kurrë nuk e kishte takuar Adem Demaçin.

Berisha gjithashtu tregon se i kishte ofruar Demaçit makinën e tij që ai të udhëtonte në Shqipëri dhe ta shihte gjendjen e saj.

“I them unë: kërkoj një gjë nga ti, kërkoj ta marrësh një makinë, e ta jap makinën time, të shkosh nga Tirana në Elbasan, Korçë, Ersekë, Përmet, Tepelenë, Gjirokastër e Sarandë, e pastaj kthehu, shih vetë me sy se kus është Shqipëria, e pasatj eja më thuaj se si është gjendja”.

Ai tregon se Demaçi e kishte pranuar ofertën e tij dhe në fakt kur u kthye bëri deklarata të mira për Shqipërinë.

“Që nga ajo ditë, ai ka hyrë në shtëpinë dhe zyrën time si një mik” shtoi Berisha. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.