FITORJA

Berisha e vazhdon eksperiencën në Rusi, bën kontratë të re me Akhmat Groznyn

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Bernard Berisha do ta vazhdojë karrierën në Rusi.

Futbollisti kosovar në fakt ka njoftuar sot se e ka vazhduar kontratën me skuadrën ruse, Akhmat Grozny.

Mesfushori ofanziv i krahut të majtë e ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit e ka bërë të ditur vazhdimin e bashkëpunimit me ekipin aktual deri në vitin 2025, shkruan “Gazeta Express”.

“Tani është zyrtare dhe jam shumë i lumtur të njoftoj se do të qëndrojë tek Akhmat Groznuy deri në vitin 2025”, ka shkruar përfaqësuesi kosovar.

Futbollisti pejan është pjesë e Akhmatit që nga viti 2017, të cilit i ishte bashkuar nga Anzhi, ndërsa në të kaluarën ka luajtur në Kosovë dhe në Shqipëri.

Uji Dea

Ai është kapiten i Akhmatit dhe njëri prej futbollistëve kryesorë të tij.

Ditë më parë, 30 vjeçari u akuzua për një skandal pasi e publikoi një foto të vitit të kaluar, ku shihej së bashku me liderin çeçen, Ramzan Kadyrov, i cili është përkrahës i madh i Vladimir Putinit në kontribuues direkt në tentim-pushtimin rus të Ukrainës.

Përveç me Kadyrovin, ai gjithashtu publikoi foto edhe me drejtorin gjeneral të klubit Akhmat Grozny, Magomed Daudov.

Berisha u arsyetua se këtë foto e publikoi duke e paralajmëruar vazhdimin e kontratës me klubin rus. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.