Berisha e Ujkani ‘shikues’, Lazio fiton thellë
Lazio ka shënuar një fitore të thellë ndaj Torinos në xhiron e 10-të të ligës italiane, transmeton zeri.info
Klubi kryeqytetas triumfoi me shifrat 4:0.
Thomas Strakosha luajti 90 minuta në këtë sfidë për Lazion, derisa Valon Berisha ishte në stol.
Ndërkohë, te Torino në stol qëndroi portieri kosovar, Samir Ujkani.
Francesco Acerbi (25’), Ciro Immobile (33’, 70’) dhe Andrea Belotti (90’), i cili realizoi në portën e gabuar, ishin golashënuesit e Lazios./Zëri


