UBT

Berisha e Jahjaga zbuluan shtatoren e Ali Nezës në Gjakovë

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Gjakovë – Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, bashkë me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, kanë zbuluar të premten shtatoren e patriotit Ali Ibër Nezaj në qendër të Gjakovës.

Gjatë adresimit në Kuvendin Komunal të Gjakovës, Berisha tha se ka ardhur në Gjakovë për të nderuar figurën e njërit prej komandantëve legjendarë të Lidhjes Shqiptare, Ali Ibër Nezaj.

“Nderimi ju takon atyre burrave që u mblodhën në Prizren në shenjë të bashkimit kombëtar. Ata nisën luftën e shqiptarëve për liri dhe dhanë dritën për bashkimin kombëtar”, theksoi Berisha. “Është detyrë e çdo shqiptari që të punojë me atë frymëzim, drejt integrimit të përbashkët në BE. Kemi qenë dhe jemi një komb, tha Berisha.

“Përulem me nderimin më të madh para këtij qyteti që qëndroi si kështjellë e pamposhtur e shpirti tonë kombëtar”, theksoi pos tjerash kryeministri shqiptar.

Berisha u shpreh se sot në Gjakovë ishte ndjerë sikur të ishte në komunën e tij. “Kur kam ardhur në këtë komunë dhe një qytetar më tha ‘mirë se erdhe në komunën tënde’ dhe kurrkund në botë nuk ndjehem tek vetja ime sesa tek ky qytet i mrekullueshëm dhe ju përulem me nder qytetarëve”, transmeton “Shekulli” fjalët e Berishës.

Ndërkaq, Atifete Jahjaga tha se Gjakova por edhe gjithë Kosova është e nderuar me ngritjen e shtatores së prijësit të Lidhjes Shqiptare, të udhëheqësit të kryengritjeve për çlirim kombëtar, të Komandantit të luftërave për ruajtjen e tërësisë territoriale të tokave shqiptare. Kjo anë, gjithmonë gjatë historisë sonë të lavdishme kombëtare, ishte e rreshtuar drejt, me nder dhe me dinjitet.

ZN

“Ali Ibër Nezaj është udhëheqës popullor, një nga prijësit e gjithë Malësisë së Gjakovës që organizoi dhe e mblodhi popullin për ta bërë Shqipërinë, për të ruajtur paprekshmërinë e trojeve tona, për t’i kundërshtuar pazaret mbi kurrizin e popullit tonë. Ali Ibra nuk blihej me tituj e grada. Ai gjithmonë mbeti mbrojtës i interesave të mirëfillta të popullit, duke respektuar plotësisht tolerancën fetare dhe diversitetin kulturor të vendit. Mbronte të vegjlit dhe mbante drejtësi. Nami i tij mbetet i gjallë deri në ditët tona. Si udhërrëfyes përparimi dhe krenarie”, tha Jahjaga.

Siç informon RTK, pas kësaj Berisha vizitoi Gllogjanin, ku nderoi kujtimin e luftëtarëve të UÇK-së në memorialin në Gllogjan dhe i bëri një vizitë familjes Haradinaj.

Ndërkaq në një ceremoni të veçantë, Berisha u nderua me titullin “Qytetar Nderi” i Deçanit, me të cilin e ka nderuar kjo Komunë. Në ceremoni i pranishëm ishte edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Berisha e Thaçi do të vazhdojnë më pas në fshatin Isniq të Deçanit, ku do të jenë të pranishëm në ceremoninë e zbulimit të shtatores së heroit Isa Boletini.

“Gjakova sot por edhe gjithë Kosova është e nderuar me ngritjen e shtatores së prijësit të Lidhjes Shqiptare, të udhëheqësit të kryengritjeve për çlirim kombëtar, të Komandantit të luftërave për ruajtjen e tërësisë territoriale të tokave shqiptare. Kjo anë, gjithmonë gjatë historisë sonë të lavdishme kombëtare, ishte e rreshtuar drejt, me nder dhe me dinjitet.

Ali Ibër Nezaj është udhëheqës popullor, një nga prijësit e gjithë Malësisë së Gjakovës që organizoi dhe e mblodhi popullin për ta bërë Shqipërinë, për të ruajtur paprekshmërinë e trojeve tona, për t’i kundërshtuar pazaret mbi kurrizin e popullit tonë. Ali Ibra nuk blihej me tituj e grada. Ai gjithmonë mbeti mbrojtës i interesave të mirëfillta të popullit, duke respektuar plotësisht tolerancën fetare dhe diversitetin kulturor të vendit. Mbronte të vegjlit dhe mbante drejtësi. Nami i tij mbetet i gjallë deri në ditët tona. Si udhërrëfyes përparimi dhe krenarie”. (koha)