Eko Higjiena

Berisha e do Atalantan dhe Evropën

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Etrit Berisha e kaloi ndoshta sezonin më të mirë në karrierë. Portieri kosovar e gjeti formën ideale tek Atalanta këtë edicion, ku është huazuar nga Lazio.

Ai e fitoi vazhdimësinë, e cila i mungonte në kryeqytetin italian dhe demonstroi se është një portier i niveleve të larta, raporton zeri.info.

Prandaj, portieri prishtinas shpreson të vazhdojë të qëndrojë në ekipin nga Bergamo, ku po ia kalon për mrekulli.

UBT

“Unë e kam thënë gjithmonë dhe vazhdoj ta përsëris se këtu po ia kaloj mirë, më pëlqen si qyteti ashtu edhe klubi, kryesia më bën të ndihem i qetë. Do më pëlqente të qëndroj këtu. Në fund të sezonit, menaxheri im dhe Lazio do ta marrin vendimin më të mirë”, ka thënë përfaqësuesi shqiptar për mediat italiane.

Gjithashtu, ai i ka treguar edhe objektivat e këtij sezoni me Atalantan, me të cilën synon të kualifikohet në garat evropiane, respektivisht në Europa League.

“Ndeshja me Milanin do të jetë më e rëndësishmja, por edhe më e vështira. Vendi i katërt thuajse na ka ikur, objektiv është i pesti. Duam dhe dëshirojmë ta arrijmë këtë pozitë, edhe pse të shtunën do të jetë vështirë”, ka përfunduar Berisha. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.