FIDANISHTJA

Berisha e Ahmeti bisedojnë për 100 vjetorin e pavarësisë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni, Ali Ahmeti, ka takuar sot në Tiranë Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha.

Dy liderët shqiptarë biseduan miqësisht rreth zhvillimeve politike në të dy vendet tona, proceset integruese si dhe rreth festimeve për shënimin e 100 vjetorit të Ditës së shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe të flamurit kombëtar shqiptar.

Kryeministri Berisha përgëzoi Kryetarin Ahmeti për të arriturat e shqiptarëve në Maqedoni dhe shprehu mirënjohjen e tij për autoritetet qendrore dhe lokale, botën akademike dhe shoqërinë civile, për kontributin e tyre për ta shënuar këtë përvjetor në mënyrë madhështore edhe në Maqedoni.

Kryetari Ahmeti informoi Kryeministrin Berisha për zhvillimet e fundit në Maqedoni duke u përqëndruar kryesisht në aktualitet politike, zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, marrëdhëniet ndëretnike, dhe çështje tjera të interesit të ndërsjellë.

ARKATANA

Lideri BDI-së gjithashtu ftoi Kryeministrin Berisha që të marrë pjesë në manifestimin qendror gjithëpërfshirës të shqiptarëve të Maqedonisë për shënimin e 100 vjetorit, me ç’rast Kryeministri Berisha me gjithë kënaqësinë pranoi ftesën dhe falemnderoi të gjithë shqiptarët në Maqedoni për aktivitetet e tyre të shumta për të shënuar këtë përvjetor të arirë të shqiptarëve.

Bashkëbiseduesit gjithashtu folën edhe për proceset integruese me çrast Kryeministri Berisha ripërsëriti mbështetjen e Shqipërisë për integrimin e Maqedonisë në NATO, ndërsa Kryetari Ahmeti foli për domosdoshmërinë e ndërtimit të marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore dhe të zgjidhjes së çështjes së emrit që po mban peng proceset integruese të vendit në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Kryetari Ahmeti po qëndron në një vizitë dyditore në Shqipëri ku përveq takimit me Kryeministrin Berisha, do të realizojë edhe takime bilaterale me personalitete tjera politike të Shqipërisë si dhe do t’ju drejtohet delegatëve në Konventën e Lëvizjës Socialiste për Integrim./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.