Eko Higjiena

Berisha: Do ta ruajmë pronën komunale dhe do t`i avancojmë shërbimet

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Sadudin Berisha drejtor për kadastër e pronë për rajonipress tha se do të jetë në shërbim të qytetarëve të Gjilanit dhe do të bëjë çmos që të ruhet prona komunale. Qëllim primar mbetet identifikimi i saktë i tërë pronës në mënyrë që as qytetarët, por as institucionet komunale mos të kenë telashe të kësaj natyreje tha Berisha.

“Sadudin Berisha drejtor për Kadastër dhe Gjeodezi është jurist, është autoriteti që e ka përvojën e duhur profesionale, ka qenë deputet i Republikës në disa mandate dhe besojmë që roli i tij në këtë sektor të madh siç është kadastri, gjeodezia, prona dhe shërbimet tjera, do të jetë në interes të zhvillimit të Komunës sonë”. Kështu patë deklaruar Lutfi Haziri derisa e pati bëri publik emërimin e Berishës.

Edhe vet Berisha duke i pasur këto premisa shpreson që puna e tij dhe angazhimi i tij profesional do të jenë në shërbim të qytetarëve gjilanas. Për rajonipress Berisha flet për prioritetet e kësaj drejtorie, për stafin dhe punën profesionale që pret nga ai dhe për kontestin e lagjes së Zahirajve.

Berisha tha se prioritet i tij mbetet ruajtja e pronës komunale dhe definimi i njëherë e përgjithmonë i tërë pronës private dhe shoqërore në mënyrë që qytetarët dhe institucionet mos të kenë telashe të tilla në të ardhmen.

FIDANISHTJA

Berisha thotë se drejtoria që ai drejton ka disa specifika të veçanta sepse bëhet fjalë për pronën e shenjtë e ku kanë qasje çdo individ dhe familje gjilanase.”Unë do të angazhohem bashkë me stafin tim që të jemi përherë në shërbim të ofrimit më të mirë për nevojat e qytetarëve. Për shkak që prona private dhe ajo publike ka ndjeshmërit e saj ne do të koordinohemi me AKP dhe do e ruajmë atë me të gjitha ligjet në fuqi”.

Berisha tha se e kanë planin vjetor i cili pos ofrimit të shërbimeve ka edhe një projekt që lidhet me rikonstruimin e tri lagjeve “Dheu i Bardhë”, “Dardania” dhe “Arbëria”. “Ky projekt kërkon angazhim profesional dhe ne e kemi edhe mbështetjen e kryetarit të komunës për të na ofruar kuadro profesional. Stafi i tanishëm është deri diku i përgatitur edhe pse ne synojmë që edhe më tutje ky staf të jetë më i profesionalizuar”.

Berisha duke folur për kontestin e lagjes së Zahirajve tha se pavarësisht se kjo çështje më tepër është politike dhe i takon nivelit qendror megjithatë ai do të angazhohet që të ofrojë tërë materialin kadastral dhe ta dorëzojë tek institucionet e Republikës së Kosovës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.