Uji Dea

Berisha: Do ta kemi vështirë ndaj Maqedonisë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Edhe pse kundërshtari që kishin përballë ishte modest, për gardianin e Kombëtares sfida e sotme ndaj Lihtenshtejnit nuk ishte dhe aq e lehtë dhe skuadrës i mungoi konkretizimi në rastet e krijuara.

Në një prononcim për “Supersport” pas ndeshjes, 28-vjeçari ka folur për rikthimin në Kombëtare pas pezullimit në ndeshjen ndaj Izraelit si dhe për sfidën e radhës ndaj Maqedonisë.

“Ishte një fitore jo dhe aq e lehtë të them të drejtën edhe pse në mbrojtje bëmë një ndeshje mjaft të mirë. Nuk është se kishte ndonjë rast ku u vura në vështirësi dhe kjo na bën të ndihemi mirë pasi jemi duke u ngritur si skuadër sidomos në repartin e mbrojtjes”.

“Tani kemi ndeshjen tjetër dhe duhet të përgatitemi maksimalisht. Një ndjenjë e veçantë që rikthimi në kombëtare, që të jem me grupin dhe të kontribuoj për ekipin.”

Eco Higjiena

Takimi i radhës ndaj Maqedonisë

“Mbaj mend një miqësore kundër San Marinos. (Qesh) Tani nuk më kujtohet, me siguri që ka pasur por sot ia arritëm me të vërtet që të luajmë shumë mirë në mbrojte dhe gjithë ekipi luajti shumë mirë”.

“Ishte e vështirë t’i depërtonim edhe pse krijuam shumë raste për gol, na mungoi konkretizimi në fund. Tani kemi një kundërshtar që shquhet për lojën sulmuesi dhe duhet të përgatitemi shumë mirë. Kanë individë kualitativ që mund të bëjnë diferencën ndaj duhet të mobilizohemi dhe mos pësojmë gol”, deklaroi Berisha.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.