Fundamenti

Berisha dhe Strakosha, dy nga tri pritjet më të jashtëzakonshme ne Seria A

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Trajneri i skuadrës sonë përfaqësuese, Christian Panucci, e ka përsëritur shpeshherë se Shqipëria është me fat që ka dy portierë shumë cilësorë.

Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha janë dy ndër “gardianët” më të mirë në kampionatin italian dhe po flasim për “atdheun” e portierëve, një vend që i ka dhuruar futbollit disa nga personat më të aftë në mbrojtjen e katërkëndorit.

Në këtë sezon, si Strakosha po ashtu edhe Berisha janë paraqitur në nivele të larta, duke qenë vendimtarë për Lazion e Atalantën, dhe kjo nuk ka kaluar pa vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

FIDANISHTJA

Portali i njohur britanik “offsideruleopodcast. com” ka listuar pritjet më të mira të këtij edicioni dhe në “TOP 3” ndodhen të dy portierët e kombëtares tonë. Në shkallën më të ulët të podiumit gjendet ndërhyrja fantastike e Strakoshës në takimin Verona-Lazio. 23-vjeçari reagoi me shpejtësinë e dritës pas një goditjeje dënimi, duke evituar një gol të sigurt.

Në pozicionin numër 2 të kësaj renditjeje ndodhet shqiptari tjetër, Etrit Berisha. 29-vjeçari kuqezi realizoi një mrekulli në sfidën kundër Spalit. Berisha devijoi një gjuajtje nga një distancë e afërt, e cila po i drejtohej cepit të portës dhe që dukej e pamundur për t’u arritur. Një tjetër vlerësim maksimal për 2 portierët e kombëtares shqiptare, zgjedhja e titullarit mbetet mjaft e vështirë për Panuccin.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.