Fundamenti

Berisha dëshiron transferimin në Gjermani ose Angli

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Shumë lojtarë të rinj nga Norvegjia iu bashkohen klubeve të mëdha evropiane të futbollit në moshë të re.

Por fare pak prej tyre ia dalin të depërtojnë në nivelin senior dhe kështu kthehen në Norvegji, ku duhet të nisin karrierën thuajse prej fillimi.

Mesfushori me prejardhje nga Kosova, Valon Berisha, nuk ka ndjekur shembullin e shumicës. Ai në moshë të re refuzoi klubin gjigant anglez, Manchester City, përcjell sot Koha Ditore.

HW

Berisha 23-vjeçar që prej vitit 2012 luan për Salzburgun në Austri, ndërsa vlerëson se tani ka ardhur koha që të kalojë në një prej ligave të forta evropiane.

“Agjenti im po punon për transferimin tim, por unë personalisht nuk mendoj shumë për këtë çështje. Mendoj se është momenti i duhur për të bërë hapin e radhës, por nuk stresohem për këtë. Të luaj në një klub në Gjermani apo Angli do të ishte shumë mirë”, ka thënë Berisha të dielën për mediat në Norvegji.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.