United Hospital

Berisha: Deliq xhelati i shqiptarëve të Kosovës, Vuçiq po e sfidon qytetërimin perëndimor

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha e ka konsideruar si një provokim të rëndë ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe viktimave të gjenocidit serb në përgjithësi, zgjedhjen e Bozhidar Deliq si nënkryetar të Kuvendit të Serbisë.

Berisha në një reagim është shprehur se Deliq është xhelati i shqiptarëve të Kosovës, ndërsa Aleksandar Vuçiq po e sfidon qytetërimin perëndimor.

“Në një sfidë të hapur ndaj shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar, Aleksandër Vuçiq zgjodhi me votat e partisë së tij, Deliq si nënkryetar të parlamentit të Serbisë. Bozhidar Deliq është një xhelat i vërtet i shqiptarëve në Kosovë”, shkruan Berisha në Facebook.

Mobi Casa

Deliq ishte komandant i brigadës famëzeze së 549 të ushtrisë serbe e cila në Gjakovë, Prizren dhe Rahovec sipas veprimtares së njohur të të drejtave të njeriut, Sonja Biserko ka vrarë mbi 2,174 civilë. prej tyre mbi 450 janë gjetur në varreza masive në Serbi.

“Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë vendim të Putinit të vogël dhe padronit të Edi Ramës, si një provokacion të rëndë ndaj viktimave të gjenocidit serb, por dhe mbarë botës së qytetëruar. Me këtë akt të hapur armiqësor ndaj kombit shqiptar, por edhe komunitetit ndërkombëtar, duke shpërblyer xhelatët e masakrave dhe gjenocidit serb, presidenti i Serbomadhisë Aleksandër Vuçiq dëshmon se ka mbetur siç ka qenë, Geobels i Sllobodan Millosheviçit ideator dhe mbështetës i krimeve monstruoze të serbëve ndaj shqiptarëve dhe boshnjakëve”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.