UBT

Berisha, Dacicit: Krahasimi i luftëtarëve, me terroristët e Al Qaeda-s shprehje e albanofobisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri Sali Berisha i është kundërpërgjigjur deklaratave të kryeministrit serb, duke thënë se serbët kanë frikë nga “Shqipëria e Madhe”. Kryeministrit të Serbisë, Ivica Dacic kërkoi heqjen e përmendores së heronjve të Preshevës, pasi i krahasoi ata me terroristët e Al Qaeda-s.

Sipas kryeministrit Sali Berishës, krahasimi i Dacicit për shqiptarët me terroristët e Al Qaeda-s është një shprehje e radhës e albanofobisë pa të ardhme që dominon në Beograd.

Reagimi është bërë në profilin e kryeministrit në “Facebook”, ku Berisha thekson se ata ranë për lirinë e shqiptarëve të Luginës se Preshevës.

UBT

“Pyetjes për arsyet e heqjes së përmendores së heronjve të Preshevës, kryeministri i Serbisë iu përgjigj në Shkup se ata ishin terroriste dhe shtroi pyetjen retorike: “A do të lejonin SHBA-të të vendosej në New York një përmendore e terroristeve të Al Qaeda-s?”, shkruan Berisha.

Ai thotë se luftëtarët e lirisë ranë për lirinë e qytetarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës që përjetonin shtypjen më të egër nga regjimi i Milloshevqit. “Ata me luftën e tyre të drejtë imponuan një marrëveshje me ndërmjetësim ndërkombëtar me autoritetet e Beogradit për më shumw liri, të drejta dhe autonomi për shqiptarwt e Luginës së Preshevës, si dhe shpejtuan fundin e regjimit të Millosheviqit dhe në një farë mënyrë edhe çlirimin e popullit serb nga regjimi i tij. Krahasimi i tyre me terroristët e Al Qaeda-s është një shprehje e radhës e albanofobisë pa të ardhme që dominon ne Beograd. Të rënët tanë nuk vdesin kurrë! – sb”, shkruan Berisha në Facebook. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.