Uje Dea

Berisha: Burgimi i Haradinajt, politik

/ 2 minuta lexim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj po zhvillon një vizitë në Tiranë, vetëm pak ditë pas lirimit nga Gjykata e Hagës, e cila e shpalli atë të pafajshëm.

Në një konferencë të përbashkët të Haradinajt me Kryeministrin Sali Berisha, ky i fundit e konsideroi vizitën si një ngjarje të rëndësishme në 100-vjetorin e krijimit të shtetit shqiptar, sikurse theksoi se vendimi i Gjykatës së Hagës ishte një lajm shumë i mirë për të gjithë ne, transmeton TCH.

“Shpreh nderimin më të madh për zotin Haradinaj, i bëri shqiptarët të mbajnë kokën lart, duke lënë detyrën e Kryeministrit dhe u paraqit për gjykim në Hagë. Nderimin më të madh për këtë gjykatë e cila nuk pranoi ndikimet dhe interferencat politike të gatuara në korridoret dhe skutat e diplomacisë. Shpalli dy herë me radhë pafajësinë e plotë, si të paqena akuzat absurde për të cilat zoti Haradinaj u detyrua të paraqitej para gjykatës. Ky vendim është një nder dhe dinjitet për vetë Gjykatën e Hagës, për të cilën Shqipëria ka vlerësimin më të madh”, deklaroi Berisha.

Mobicasa

Sipas tij Ramush Haradinaj u angazhua me përkushtim të jashtëzakonshëm për rindërtimin e marrëdhënieve ndëretnike në Kosovë, duke theksuar se luajti rol thelbësor në lirinë e Kosovës.

Nga ana e tij zoti Haradinaj shprehu mirënjohje për vlerësimin e bërë nga Kryeministri Berisha dhe populli shqiptar, duke u dalë në bashkëpunim mes dy vendeve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.