United Hospital

Berisha beson që Shqipëria mund ta befasojë Poloninë e Lewandowskit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Përkrah trajnerit Edoardo Reja në konferencën për shtyp përpara ndeshjes ndaj Polonisë, ishte edhe kapiteni Etrit Berisha.

Ai u shfaq optimist se kuqezinjtë i kanë të gjitha mundësitë për të ndalur Robert Lewandowskin me shokë në sfidën e së enjtes edhe pse misioni do të jetë shumë i vështirë.

“Përballë Lewandowskit? Polonia është ekip shumë i mirë, edhe pse ka disa lojtarë që nuk janë për shkak dëmtimesh. E rëndësishme është të bëjmë mirë si skuadër dhe nuk ka rëndësi kush luan. Kanë yje të nivelit të lartë si Leva, por jemi mësuar çdo javë të kemi përballë lojtarë të rëndësishëm, nesër duhet të luajmë si skuadër për të bërë mirë ndaj tyre”.

Eco Higjiena

“Po e përgatisim shumë mirë ndeshjen, po bëjmë gjërat e fundit taktike, që nesër të jemi gati të bëjmë një ndeshje, që do të thotë shumë nëse marrim rezultat pozitiv. Të jemi kompakt dhe të zbatojmë direktivat e trajnerit, kjo është mënyra më e mirë për të marrë rezultat”.

“Polonia nuk ka humbur në shtëpi për një kohë të gjatë, por çdo ditë lindin mundësi dhe fat i ri. Të kemi vetëbesim dhe më pas unë mendoj se mund ta sponsorizojmë Poloninë”.

“Mendoj se do kemi raste dhe po fituam nesër do marrim forcë shumë të madhe për të vazhduar këtë garë. Të bëjmë mirë nesër sepse edhe më herët kemi ditur të bëjmë surpriza”, ka thënë Berisha.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.