ARKATANA

Berisha bëhet objektiv i Trabzonsporit

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Futbollisti kosovar mund të luajë sezonin tjetër në Superligën turke. 27 vjeçari po luan me sukses viteve të fundit në futbollin norvegjez.

Veton Berisha mund ta vazhdojë karrierën në futbollin turk.

Sulmuesi kosovar është bërë objektiv i klubit të Superligës turke, Trabzonspor.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat norvegjeze, përcjell Gazeta Express.

Sipas tyre, futbollistin kosovar klubit turk ia ka propozuar Alexander Sorloth, futbollist i Leipzigut, i cili kishte luajtur në Trabzonspor më parë.

UBT

27 vjeçari, i cili është vëllai i përfaqësuesit kosovar, Valon Berisha, mund të luajë në të dy krahët në sulm, por edhe si qendërsulmues.

Futbollisti i gjatë 175 centimetra e sheh Turqinë si mundësi ideale për të depërtuar në ligat më të forta evropiane.

Ai i ka kaluar sezonet e fundit duke luajtur në ekipin norvegjez, Viking, ndërsa në të kaluarën ka qenë pjesë e Red Bull Salzburgut.

Në sezonin e fundit i ka zhvilluar 30 ndeshje dhe i ka realizuar 17 gola dhe i ka dhuruar 8 asistime.

Berisha ka kontratë me Viking deri në vitin 2024, por kjo nuk do të shfaqë ndonjë problem. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.