HW

Berisha: Autoritetet kosovare ta hetojnë Fatos Klosin

/ 2 minuta lexim
HW

Edhe ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar ndaj deklaratave të ish shefit të SHIK-ut Fatos Klosi, i cili, sipas Berishës, ka hedhur sulme të ulëta amorale ndaj Ibrahim Rugovës.Berisha ka shtuar se Klosi ka qenë i ngatërruar në aktivitete kriminale dhe për të këtë duhet të hetohet.

Lexojeni reagimin e plotë të Sali Berishës të postuar në Facebook:

“Ditet e fundit, ish kreu i Sherbimit Informativ Kombetar, Fatos Klosi, ka ndermarre per llogari te patroneve te tij te vjeter, sulme te ulta dhe amorale ndaj arkitektit te Kosoves se pavarur, Presidentit Ibrahim Rugova dhe luftetareve te lirise qe luftuan dhe dhane jeten per lirine e Kosoves.

Duke denuar sulmet dhe trillimet e ulta te Fatos Klosit njoftoj opinionin se:

ARKATANA

– Fatos Klosi ka qene i skeduar, me dosje voluminoze dhe ne ndjekje konstante nga Sherbimi Informativ Kombetar si njeri me lidhje te caktuara agjenturore, pra si agjent i sherbimeve te huaja.

-Emerimi i tij pas vitit 1997 ne krye te Sherbimit Informativ Kombetar, eshte bere ne kundershtim flagrant dhe pasi eshte zhdukur dosja e tij disa vjecare!

– Per shfrytezimin nga ana e tij te luftes per çlirimin e Kosoves ekzistojne raporte te sherbimeve kryesore partnere qe e deshmojne si te implikuar ne nje seri veprimatrish dhe trafiqesh kriminale.

Ju bej thirrje autoriteteve te Kosoves te ndermarrin vet me partneret nderkombetar nje hetim te plote te veprimtarise se tij kriminale antikombetare gjate periudhes se luftes se Kosoves e ne dem te saj! Jam i bindur se nje hetim i plote dhe i pavarur do te nxjerre ne pah, do te provoje rolin e tij te dyfishte gjate luftes dhe veprimtarin e tij kriminale! sb” (sic), ka shkruar Berisha. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.