Uji Dea

Berisha akuzon Ramën: Ka qasje të gabuar për dialogun Kosovë – Serbi

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Lideri i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për qasjen e tij në dialogun Kosovë-Serbi.

Ai tha se Rama ka bërë gabim me deklarimet e fundit për Asociacionin. Berisha ka folur edhe për raportet e tij me liderët e Kosovës dhe krerët e UÇK-së.

Pse kreu i PD-së, Sali Berisha, e quan kryeministrin Edi Rama si lider global të 1 Prillit.

Ai e akuzoi kryeministrin shqiptar, se po bën pazare me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq ndërsa drafti për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, nuk është drafti i Ramës.

UBT

“Absolutisht ai deklaroi se është drafti i tij, po ai e deklarojë me porosi që ti jap mundësi Vuqiçit që ai ta kundërshtoj. Ai thotë është drafti i Tiranës, dhe unë nuk e pranoj, për të lehtësuar pozitën, sepse përhirë të vërtetës në takimin e fundit, siç pohoi vet Vuqiç, Kurti doli i fituar, por përkohësisht sepse Albin Kurti pranoi ato materiale që ja ofruan udhëheqja e lartë politike evropiane, ai tha unë këtë po e pranoj mos ma ndryshoni më, jam dakord dhe po shkoje në Kosovë”, thotë Berisha.

Ai madje thotë se draftin e Ramës, e kundërshtuan edhe Kurti edhe Vuçiq, sapo e panë.

“Tani Rama thotë se Kurtit i është dorëzua drafti im në Bruksel, e tani këto janë trillime të një lideri të një prillit”, deklaroi Berisha në RTK.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.