United Hospital

Berisha, akuza Ramës: Shqipëria, epiqendra e luftës së ftohtë të Serbisë ndaj Kosovës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Sali Berisha, në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të PD-së, lëshoi akuza ndaj Edi Rama, duke përmendur këtu edhe marrëdhëniet e kryeministrit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Ish-kryeministri tha se Rama e ka kthyer Shqipërinë në epiqendër të luftës së ftohtë të Serbisë ndaj Kosovës.

“Kryetarë shtetesh hapin sytë kur e dëgjojnë Ramën të flasë me aq pasion për Vuçiç. Ne jemi për bashkëpunim rajonal, por nuk mund ta shndërrojmë Shqipërinë në epiqendër të luftës së ftohtë ndaj Kosovës”, tha Berisha.

Uji Dea

Ndërkohë, ai nuk la pa komentuar edhe shpalljen non grata nga SHBA.

“DASH më ka sanksionuar për akuza për të cilat nuk ka asnjë fakt provë dhe dokument. Jam sanksionuar nga lobimi i Sorosit të Edi Ramës. Cilido që do të paraqesë një fakt provë apo dokument kundër Sali Berishës ai është i gatshëm të marrë çdo masë ndaj vetes së tij… Unë jam Sali Berisha. Kurrë-kurrë shpifjen, gënjeshtrën nuk e pranoj për të vërtetë. Ju jam mirënjohës ju të cilët ndani me mua këtë qëndrim. Ky Kuvend hap kapitullin e përballjes me qeverinë. Edi Rama është kryeministri më i pashkollë në historinë e Shqipërisë. Po dhe po. Shqipëria në të katër anët e saj lëngon. Edi Rama me burgosje, dhunë vret shpresën në çdo shesh të Shqipërisë”, tha Berisha. /A2/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.