GRANDEMALL

Berisha: Ahmet Zogu i bëri shqiptarët me shtet

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, gjatë inaugurimit të një shkolle 9-vjeçare në Bathore, u bëri thirrje fëmijëve që t’u kërkojnë prindërve që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të votojnë për Partinë Demokratike.

Berisha kërkoi një gjë të tillë, pasi më parë e cilësoi Partinë Socialiste “prishëse” të ëndrrës për integrimin në Bashkimin Evropian duke thënë se po bllokon ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar në Kuvend.

GRANDEMALL

Një deklaratë të tillë Berisha e bëri gjatë inaugurimit të shkollës me emrin “Ahmet Zogu”, ku janë investuar 18.7 milionë lekë.
Ndërkaq, kreu i qeverisë së Shqipërisë, gjatë fjalës së tij, e cilësoi Mbretin Zog I-rë, njeriun më të shquar të historisë së kombit shqiptar, duke e quajtur atë themeluesin e shtetit shqiptar, raporton “Zëri”.

“Ajo mban emrin e një prej burrave më të shquar të kombit shqiptar të të gjitha kohërave, emrin e personalitetit që i bëri shqiptarët me shtet, në një kohë kur të shumtë ishin ata që po punonin pabesisht, në mënyrë që Shqipëria e shqiptarët të mos figuronin në hartën politike të Evropës, në mënyrë që shqiptarët të mos kishin shtetin e tyre. Por ishte trimëria, burrëria, vizioni e mbi të gjitha, atdhetaria e një djaloshi, asokohe 20 e ca vjeçar, i cili mendonte krejt ndryshe, mendonte njëlloj si populli i tij që donte shtetin e pavarur të konsolidohej çdo ditë dhe ia doli me përpjekje të jashtëzakonshme. U përball me ndërhyrje brutale të të huajve, me tradhti e grushte shteti, por asgjë nuk e pengoi atë t’u faktonte shqiptarëve dhe botës se ky vend mund të ndërtonte dhe po e ndërtonte shtetin e tij të lirë e të pavarur”, tha Berisha.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.