UBT

Berisha afër Panathinaikosit

/ 1 minutë lexim

Valmir Berisha pritet të huazohet në Panathinaikos para përfundimit të afati kalimtar të verës.

Valmir Berisha është në kërkim të një klubi të ri. Sulmuesi kosovar po dëshiron të largohet nga Roma dhe të transferohet te ndonjë klub ku mund të luaj më shumë.

RCCOLA

Sipas gianlucadimarzio.com, sulmuesi kosovar pritet të huazohet te skuadra kreke Panathinaikos, por kjo e fundit do ta ketë të drejtën e blerjes në fund të sezonit.

Berisha ishte transferuar në Romë gjatë afati kalimtar të dimrit nga skuadra suedeze Halmstads. Në rast se huazohet te Panathinaikosi, atëherë Berisha do të bashkohet me mesfushorin tjetër nga Kosova, Emir Bajramin.