Berisha, 50 ndeshje plot sukses, emocion e krenari

Brisbane – Sulmuesi me klasë, Besart Berisha, ka luajtur 49 ndeshje në A-League për Brisbane Roar me zjarr, emocion dhe pasion. Ai ka realizuar rekord të klubit prej 33 golave dhe ka fituar titullin e Australisë në futboll, qëkur ka lënë vendlindjen e tij dhe ka sjellë familjen e tij të re në Australi.
Ndeshja e tij e 50-të kundër Adelaides të shtunën, do të jetë edhe më emocionale për 27-vjeçarin të rekrutuar nga asistenti dhe ish-kryetrajneri Rado Vidosiq, derisa luante për klubin gjerman Arminia Bielefeld.
Tifozët e Roarit shpejt iu gëzuan Berishës që shënoi 21 gola në edicionin e tij të parë, duke përfshirë dy në fitoren e finales së madhe, edicionin e kaluar.
I pyetur për ndjenjën që po luan ndeshjen e 50-të këtë fundjavë, sulmuesi është përgjigjur me plot krenari.(koha)