Eko Higjiena

Bëri gabim të madh ndaj Galatasarayt, por Strakoshës do t’i besohen përsëri ndeshjet në Evropë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Thomas Strakosha ka qenë fytyra tragjike e Lazios në ndeshjen e Ligës së Evropës të enjten ndaj Galatasaray.

Portieri shqiptar shënoi autogol për t’i dhënë tri pikët e para skuadrës turke.

Strakosha shpërtheu në lot në momentin e autogolit, por edhe pas ndeshjes ishte i thyer me gabimin që ka bërë.

Gjithsesi të gjithë bashkëlojtarët e tij i kanë dalë portierit në mbrojtje, derisa edhe klubi nuk do ta degradojë atë.

ARKATANA

Përkundër gabimit të bërë, Strakosha do të vazhdoj të mbetet portieri titullar në ndeshjet e Ligës së Evropës.

Në anën tjetër, sa i përket ndeshjeve në kampionat, veterani spanjoll Pepe Reina do të jetë në portë.

Ndeshjet evropiane do të jenë ato ku klubi shpreson që Strakosha të fitojë besimin e humbur dhe të rivalizojë siç duhet me Reinan për fanellën e titullarit në Serinë A.

Kështu, që më 30 shtator, ai pritet të zbresë në fushë për ndeshjen ndaj Lokomotivës së Moskës, ku Lazios nuk i lejohen më gabime nëse shpreson që të ecë sa më shumë në Ligën e Evropës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.