UBT

“Bereqeti” ndihmoi gjashtë mijë kg mish nevojtarët e Gjilanit

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” dega në Gjilan e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës ndihmoi familjet në nevojë të KK Gjilanit me 6 mijë kg mish të kurbanit. Familjet që përfituan nga kjo ndarje janë : familjet me jetim, shoqata e “Hendikos”, Shoqata e të “verbërve” shoqata e Gruas, familjet e komunitetit romë si dhe familjet me gjendje të vështirë sociale në Komunën e Gjilanit.

Mobi Casa

Mishi i ndarë për këto familje është nga organizimi i therjes së kurbanëve në Bashkësinë Islame të Kosovës. Lusim Zotin e madhërishëm që donatorët ti shpërblejë me të mirat e Tij të pakufishme njoftoi Agim Hyseni./rajonipress/