UBT

“Bereqeti” ndihmoi familjet rome me banim social

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” dega në Gjilan e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës ndihmoi familjet rome të cilat janë të vendosur në shtëpitë për banim social në Komunën e Gjilanit.

Mobi Casa

Janë ndihmuar shtatë familje me veshmbathje, miell dhe pako ushqimore. Gjendja e tyre edhe para reshjeve të borës nuk ishte e mirë, por pas reshjeve të borës së fundit ajo është vështirësuar edhe më shumë, andaj mendojmë sado pak kemi lehtësuar gjendjen e tyre për ta tejkaluar këtë të ftohtë thuhet në njoftimin e Agim Hysenit./rajonipress/