Berat Sadik shënon për Thunin
Berat Sadik ka shënuar gol, në ndeshjen ndërmjet ekipit të tij, Thun dhe FC Vaduz, në kampionatin zviceran të futbollit, shkruan Zëri.
Sulmuesi shqiptar e gjeti golin e barazimit në minutën e 76-të, ndërsa vendësit kishin kaluar në avantazh në minutën e 51-të përmes Franz Burgmeier.
Sadik luajti nga minuta e parë, ndërsa tek vendësit u paraqit gjatë tërë ndeshjes shqiptari tjetër, Naser Aliji. /Zëri/


