Eko Higjiena

Berat Gjimshiti në 5 më të mirët e Serie A

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Mbrojtësi kuqezi, Berat Gjimshiti është padyshim një nga lojtarët më të mirë shqiptar, që ka bërë krenar të gjithë tifozët kuqezi me paraqitjet dhe arritjet e tij. Prej disa vitesh luan në nivelin më të lartë të futbollit italian, ndërsa sezonin e shkuar preku me dorë një ëndërr, duke mbërritur deri në çerek-finalet e Champions League.

Mbrojtësi shqiptar është një siguri më vete në prapavijë dhe një gjë të tillë e thonë edhe statistikat. Observatori i Futbollit CIES ka publikuar një listë me lojtarët më të mirë sa i përket rekuperimeve të topave gjatë ndeshjes në këtë vit. E kur vjen fjala te Serie A, Gjimshiti renditet ndër 5 më të mirët në këtë aspekt, ndërsa vihet re një dominim i Atalantës.

ARKATANA

I pari udhëheq De Roon, i ndjekur më pas nga shoku i skuadrës Palomino. Më tej podiumin e plotësin Schouten i Bolognas, që pasohet nga lojtari i Gennoas, Badeljs. E pikërisht në vendin e pestë gjendet ermi i Berat Gjimshitit, që dëshmon edhe njëherë me statistika se sa shumë është rritur përgjatë viteve. /Zeri.info

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.