Mobi Casa

Berat Gjimshiti mes Ligës së Kampioneve dhe milionave nga Katari

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Pushimet për Berat Gjimshitin kanë marrë fund dhe për të ka ardhur koha e vendimeve të rëndësishme për të ardhmen. Vendime që kanë çuar karrierën e tij në kryqëzimin tundues mes një tjetër eksperience në Ligën e Kampioneve dhe milionave që i ofrohen nga Katari.

Dhe gjesti i fundit i mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, duket se shtyn më shumë drejt eksperiencës europiane.

Gjimshiti ka përpara prej javësh një ofertë tunduese nga një klub në Katar, që i ofron një rrogë shumë më të lartë se ajo që përfiton te Atalanta.

FIDANISHTJA

Por në radhët e zikaltërve, ai është një titullar i padiskutueshëm edhe me largimin e trajnerit Gasperini, ndërsa klubi planifikon që në rast se nuk largohet, t’i ofrojë rinovimin e kontratës 32-vjeçarit.

Fakti që Gjimshiti ka qenë një ndër tre të parët që është shfaqur në klinikën e Atalantës për të kryer testet e zakonshme mjekësore para fillimit të stërvitjeve për edicionin e ri, të shtyn të mendosh që vendimi i tij është për qëndrimin te kjo skuadër.

Të paktën edhe për një tjetër sezon ku do të jetë i padiskutueshëm në Serinë A dhe në Ligën e Kampioneve në radhët e klubit të tij.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.