FIDANISHTJA

Berat Gjimshiti i mahnitur nga Piatek, ka disa fjalë për ‘bomberin’ polak

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Berat Gjimshiti, po e tregon veten si një nga pikat më të forta të Atalantës këtë sezon. Që nga fundi i dhjetorit, ai ka humbur vetëm një ndeshje, dhe në të tjerat ka qenë një titullar në mbrojtje.

Duke folur nga dyqani i Atalantës në Bergamo, Gjimshitit tregon për sfidën e fundit ndaj Milanit, por edhe për të ardhmen e tij, shkruan Panorama.

HUMBJA ME MILANIN – Mund të bënim shumë më mirë, sigurisht. Por tani shohim përpara. Piontek më i forti? Epo, ne luajtëm mirë në pjesën e parë, më pas ai shënoi atë gol të shkëlqyer që nuk e di se kush do e përsërisë dot më. Si mbrojtës, nuk e prisja të tërhiqej ashtu. Por, nuk mendoj se është më i forti. Kam luajtur ndaj Ronaldos, Imobies. Ka shumë të fortë të tjerë.

ME TORINON – Torino është paksa e njëjtë me Milanin në mbrojtje, kanë pësuar pak gola. Duam të shënojmë e të fitojmë. Sigurisht, në Bergamo shumë ekipe vijnë dhe mbyllen në mbrojtje, si Milani. Nuk është e lehtë t’i thyesh.

Mobi Casa

GJITHMONË GATI? – Përpiqem të përmirësohen dhe kam besimin e trajnerit. Sekreti? Ai na sheh me shumë vëmendje në stërvitje, dhe kush jep më të mirën, luan.

E ARDHMJA – Do doja të qëndroja tek Atalanta, përpiqem ta meritoj besimin që më jepet. Sigurisht, duhet të përmirësohemi të gjithë, dhe jo vetëm në mbrojtje.

KOMBËTARJA – Po, kemi dy ndeshje në mars, por për atë do të mendoj vetëm në mesin e muajit tjetër.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.