Berat Buzhala: Qeveria Mustafa duhet ta luftojë mafinë e naftës
Ish-deputeti Berat Buzhala ka thënë se Qeveria e udhëhequr nga Isa Mustafa duhet me shpejtësi të ndërmarrë hapa për të luftuar mafinë e naftës. Sipas tij, Kryeministri i ri dhe Ministrja e Tregtisë Hykmete Bajrami duhet të përdorin fuqinë e ligjit për t’i thyer marrëveshjet e fshehta të importuesve të naftës. Në këtë mënyrë, Mustafa do të dëshmonte se është Kryeministër e jo kukull.
Lexojeni të plotë reagimin
Qeveria Mustafa, më saktësisht Isa Mustafa dhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, e kanë një mundësi të jashtëzakonshme me e tregu vetën, këto ditë e javë, në fushën e tregut të naftës, duke e përdorur fuqinë që jau lejon ligji me i thy marrëveshjet e fshehta të importueseve dhe tregtarëve të naftës dhe derivateve të këtij produkti.
Është e vërtetë që Qeveria për një kohe të shkurtër shumë pak mundet me ba për me i ndalu njerëzit me ikë prej Kosovës, ama mundet me ba shumë në ndëshkimin e mafisë se karburanteve.
Është e patolerueshme që çmimi i naftës në nivel global me zbrite për 50 për qind, e në Kosove as 20 për qind. Shteti duhet me ndërhy me e derregullu këtë sferë.
Duhet me mekanizmat e vet me e liberalizu edhe me tutje tregtinë e naftës, e jo me i leju tre katër tregtues/importues me vendos sa ka me qenë çmimi.
Për marrëveshje të fshehta, ose për fryrje artificiale te çmimeve duhet te merren licencat – mbyllur pikat e karburanteve.
Për këtë deformim të rëndë pata diskutuar edhe si deputet…


